Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve lehtësuan të martën disa nga udhëzimet që lidhen me mbajtjen e maskave përjashta.
Zyrtarët thanë se për amerikanët plotësisht të vaksinuar nuk do të jetë më e nevojshme të mbulojnë fytyrën, nëse nuk ndodhen pranë një turme të madhe njerëzish me të cilët nuk njihen. Po sipas CDC’së edhe ata që nuk janë të vaksinuar mund të dalin jashtë pa maska në disa raste.
Udhëzimet e reja përfaqësojnë një hap tjetër të peshuar me kujdes në rrugën drejt normalitetit pas një situate që u ka marrë jetën mbi 570,000 njerëzve në SHBA.
Për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, CDC-ja i kishte këshilluar amerikanët që t’i mbanin maskat përjashta nëse ndodheshin më pak se 6 metra larg njëri-tjetrit.
Ndryshimi njoftohet ndërsa më shumë se gjysma e amerikanëve në moshë të rritur kanë bërë të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit dhe më shumë se një e treta e tyre janë vaksinuar plotësisht.
“Është rikthimi i lirisë”, thotë Dr. Mike Saag, ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin e Alabamës në Birmingham, i cili e mirëpriti ndryshimin. “Kjo do të thotë se do të jemi në gjendje të bëjmë sërish aktivitete normale. Nuk jemi ende aty, por po afrohemi. Dhe kjo është një gjë e bukur”.
Megjithatë ende është e nevojshme që një numër më i madh njerëzish të vaksinohen. Shqetësimet në lidhje me variantet e reja të virusit si dhe për një kthesë tjetër të mundshme në epidemi nuk janë zhdukur. Por Saag tha se udhëzimi i ri është një shpërblim i arsyeshëm duke parë zhvillimet e fundit, shpërndarjen e vaksinave efektive dhe faktin se rreth 140 milionë amerikanë janë paraqitur për t’u vaksinuar.
CDC’ja, e cila ka qenë e kujdesshme në udhëzimet e saj gjatë krizës së koronavirusit, në thelb miratoi atë që shumë amerikanë po bëjnë tashmë prej disa javësh.
CDC’ja thotë se të vaksinuar ose jo plotësisht, njerëzit nuk kanë arsye të mbajnë maska jashtë kur ecin, kur ngasin biçikletën ose apo kur vrapojnë vetëm ose me anëtarët e familjes. Ata gjithashtu mund të dalin pa maska në natyrë kur grumbullohen me të tjerë në grupe të vogla me njerëz plotësisht të vaksinuar./VOA/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...