I dërguari i ShBA në OKB ka kritikuar Rusinë për lëshimin e lejeve të punës për koreanoveriorët në shkelje të sanksioneve ndërkombëtare
ShBA ka akuzuar Rusinë për shkeljen e sanksioneve të OKB-së mbi Korenë e Veriut, duke cituar “raporte të besueshme” që Moska është duke iu dhënë leje të reja pune Koresë së Veriut pavarësisht mohimit që e bënë vet Rusia shkruan Dailystar përcjell arbresh.info
Administrata e Trump këtë të premte ka imponuar sanksionet e ShBA për një bankë ruse e cila ka falsifikuar transaksionet e një të përfshiri në listën e zezë në Washington për shkak të pjesëmarrjes së tij në programin e armëve bërthamore të Kores së Veriut.
Rusia mohoi raportin e Wall Street Journal që kishte thënë se Moska po lejon punëtorë të rinj nga Koreja e Veriut brenda vendit në shkelje të sanksioneve.
Gazeta kishte thënë se mbi 10,000 punëtor të rinj nga Koreja e Veriut janë regjistruar në Rusi që nga shtatori.
Edhe Ambasadori i Rusisë në Korenë e Veriut ka mohuar se Moska mund të ketë pranuar punëtor të rinjë brenda Rusisë.
Gjithashtu Ambasadori rus në Korenë Veriore e ka mohuar se Moska po pengonte sanksionet e OKB-së për furnizimet me naftë në Korenë e Veriut./arbresh.info/
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...