Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson ka akuzuar Iranin për “provokime të vazhdueshme alarmuese” që kanë për qëllimin destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe minimin e interesave amerikane në rajon.
“Një Iran i pakontrolluar ka potencialin për të udhëtuar në të njëjtën rrugë si Koreja e Veriut dhe për ta marrë botën së bashku me të”, tha Tillerson, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti Donald Trump ndërkohë ka kërkuar rishikimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit.
Megjithatë, SHBA pohon që Teherani është duke zbatuar marrëveshjen e vitit 2015.
Deri më tani Irani nuk ka bërë deklarata publike në lidhje me zhvillimet e fundit.
Irani ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat e Perëndimit që ndonjëherë është përpjekur të zhvillonte armë bërthamore./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin