SHBA: 2018-a shënon rritjen e krimit si mungesë e kontrollit të armëve

12:04 | 11 Shkurt 2018
Arbresh.info

Amendamenti  i dytë në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës thuhet: “Një polici e rregulluar është e nevojshme për sigurinë e shtetit, e drejta e njerëzve për të poseduar armë nuk mund të shkelet”.

Është tamam ky amendament që i lejon njerëzit të posedojnë armë dhe shkaku kryesor që ka bërë që të rritet krimi sidomos gjatë këtij viti, shkruan arbersh.info.

Sipas statistikave, vetëm në tetë ditët e para të shkurtit ka pasur 464 të vdekur si pasojë e mungesës së kontrollit të armëve, sidomos në shtetet si Misisipi, Kolorado Teksas dhe Pensilvania.

Është prezantuar disa herë në senat që të bëhet rregullimi i kontrollit të armëve, por është hedhur poshtë që në leximin e parë.

Demokratët, të drejtuar nga Chris Murphy i Connecticut, kanë thënë që çdo ditë janë duke humbur dhjetëra qytetarë në mungesë të përgjegjësisë për të krijuar një sistem të kontrollit të armëve.

Murphy kishte propozuar që si pjesë e kontrollit të armëve të jetë edhe ligji që e limiton sasinë e armëve që mund të mbahen si dhe kalibrin e armëve që kanë në posedim.

Ai e ka prezantuar para senatit që njerëzit mund të blejnë sa të duan, ai ka thënë që prej 9 milimetërshit deri te AK47 janë në dispozicion të qytetarëve.

Një tjetër senator amerikan nga ana e demokratëve ka treguar se përveç mundësisë për të blerë çfarëdo lloj arme, shumë shpesh përdoren edhe pajisje për ta larguar numrin serik të armës që të bëhen të pamundura hetimet policore.

Ndërkohë NRA, organizata për armë, me ndihmën e financimeve qeveritare dhe jo qeveritare ndihmon që këto ligje të mos shkojnë kurrë në senat apo të votohen.

Problemi kryesor në këtë situatë është që ndryshimi i Kushtetutës dhe ndryshimi i disa amendamenteve të tjera që e ruajnë të drejtën e njerëzve për të mbajtur armë.

Problem tjetër është maskimi që Shtëpia e Bardhë u bënë sulmeve në masë,  me sulme terroriste apo me arsyetimin se sulmuesi ka probleme mendore.

Pikërisht në këto dy pika zhvillohet i gjithë argumento rreth kontrollit të armëve.

Nga ana tjetër statistikat dhe studimet tregojnë se kontrolli i armëve është përgjigja për të zvogëluar numrin e viktimave nga sulmi me armë.

Në një studim të bërë nga Universiteti i drejtësisë në Kolorado tregon që mbajtja e armëve nuk e rrit fare sigurinë.

Sipas këtij studimi dhe sipas deklaratave nga Departamenti i Drejtësisë së Shtetit, rreth 16,459 persona janë vrarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm në vitin 2016. 11,961 rasteve janë konsideruar si aksidente gjatë mbajtjes së armëve.

I njëjti burim ka treguar se vetëm në vitin 2014 Departamenti i Drejtësisë së Shtetit ka treguar se kanë ndodhur 5.9 milionë krime ku janë përdoruar  armë  dhe  nga këto raste vetëm 989,883 prej tyre kanë qenë në vetëmbrojtje.

Departamenti i Drejtësisë së Shtetit gjithashtu ka bërë të ditur që krimi në SHBA rritet gjithnjë e më shumë, por nuk ka dashur të komentojë me përqindje.

Ndërkohë pritet që gjatë prillit të këtij viti të rikthehet prapë çështja e Kontrollit të Armëve, por ka shumë pak gjasa që ky propozim mund të kalojë që të votohet në Senat, pasi Republikanët e kontrollojnë 65 për qind të Senatit.

Gjatë administrimit Obama ky propozim ishte dërguar tri herë në Senat por është refuzuar kategorikisht.

Ndërkohë amerikanët vazhdojnë të vuajnë në duart e maniakëve të armatosur gjer në dhëmbë. Sulmet më të mëdha deri tash janë sulmi në një koncert të muzikës kantri në Las Vegas ku kishin humbur  jetën 59 veta dhe 851 ishin lënduar.

Pastaj është sulmi në Orlando në një klub nate ku kishin humbur jetën 50 persona të komunitetit LGBT.

Edhe organizatat pro largimit të armëve kanë provuar ta kundërshtojnë këtë ligj por e vetmja mënyrë përveç protestave ka qenë karikatura./Rrona Jaka/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme