66 nxënës të shkollës së Miçiganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpëtuan të gjithë pa lëndime falë një 13-vjeçari, i cili ndali autobusin e shkollës, pasi shoferi humbi vetëdijen, thanë zyrtarët.
Dillon Reeves i shkollës së mesme Carter në Warren, pasi pa se shoferi nuk ishte mirë, u hodh përpara nga vendi i tij duke e kapur timonin dhe duke arritur ta ndalte autobusin plotësisht.
Qyteti po e përshëndet nxënësin si një hero.
“Ne jemi shumë krenarë për ju për veprimet tuaja heroike!”, shkroi Këshilltari i Warren, Jonathan Lafferty.
Nxënësit po ktheheshin në shtëpi nga shkolla e mesme Carter të mërkurën kur shoferi i autobusit “ishte i trullosur dhe humbi vetëdijen”, sipas mbikëqyrësit të shkollës Robert Livernois.
Videoja e incidentit, e publikuar të enjten, tregon drejtuesin e autobusit që dërgon mesazhe në radio se ai nuk ndihet mirë dhe mund të duhet të tërhiqet. Menjëherë pas kësaj, shoferi humbet kontrollin e timonit, dhe studentët dëgjohen duke bërtitur ndërsa autobusi fillon të devijojë nga korsia e tij.
Nuk dihet ende se çka ndodhi me drejtuesin e autobusit. Ai nuk ka pasë ndonjë incident tjetër më parw gjatë vozitjes.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend