Një vajzë 10-vjeçare nga El-Salvadori kishte vdekur që vjet, në shtator, nën kujdesin e autoriteteve të kontrollit të emigrantëve në SHBA, por nuk ishte raportuar.
Për këtë arsye, demokratët në SHBA po kërkojnë që të hetohen vdekjet, ndërkohë që presidenti Trump vazhdon të premtojë se do të shtojnë masat për ndalimin e emigrantëve.
Disa nga fëmijët e tjerë që kanë vdekur janë Vilmer Hoze Ramirez Vaskez, 2 vjeç; Huan de Leon Gutierrez, 16; Felipe Alonzo-Gomez, 8 vjeç; Hakelin kaal Makin, 7 vjeç.
Nga janari deri në prill, në kufirin midis SHBA-ve dhe Meksikës janë ndaluar rreth 300 mijë emigrantë, dhe shifra vazhdon të rritet çdo muaj.
Zyrtarët thonë se nuk kanë mjaftueshëm mjedise për të pritur emigrantët që vijnë kryesisht nga Guatemala, Hondurasi dhe El Salvatorin, të cilët largohen nga dhuna, varfëria dhe persekutimi në vendet përkatëse, dhe kërkojnë azil në SHBA./tch/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?