Google ADS

SHBA, 10 nxënës dërgohen në spital pasi u ekspozuan ndaj substancave të panjohura

01:06 | 14 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Ambulanca të shumta janë mbledhur në San Francisko për të trajnuar 10 nxënës të një shkolle të mesme, pasi ata u ekspozuan ndaj një substance të panjohur.

Autoritetet kanë theksuar se nxënësit kanë marrë një substancë që shkakton reaksione negative, transmeton portali arbresh.info

Incidenti ka shkaktuar alarm në qytet pasi shumë ambulanca janë parë duke u nisur drejt vendngjarjes, raporton CBS.

Shërbimet emergjente të San Franciskos po i këshillojnë vendasit që të shmangin zonën e përgjithshme të shkollës. Në vendin e ngjarjes gjenden ambulanca dhe automjete policore.

Mediat lokale theksojnë se nxënësit mund të kenë marrë droga ilegale, megjithatë ende nuk janë dhënë detaje më të hollësishme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme