Qendra financiare kineze ka jetuar nën kufizime jashtëzakonisht të rrepta bllokimi për disa javë, me miliona njerëz të ndaluar të dalin nga shtëpitë e tyre.
Shangai ka konfirmuar disa humbje jete nga koronavirusi si pasojë e shpërthimit të fundit të infeksioneve, transmeton portal arbresh.info
Tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 26 milionë njerëz të qytetit kanë jetuar nën kufizime jashtëzakonisht të rrepta bllokimi për disa javë.
Njerëzit janë të ndaluar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe po mbështeten te qeveria për sigurimin e ushqimit.
Më shumë se 100 spitale të improvizuara, me kapacitet për 160,000 pacientë, po përdoren si ambiente, ndërsa ndërtesat e banimit janë kthyer gjithashtu në qendra izolimi.
Shanghai, qendra financiare e Kinës, konfirmoi dje 19,831 infeksione të reja ditore asimptomatike me Covid-19.
Më shumë se 200 milionë teste të acidit nukleik janë kryer në Shangai që nga 10 marsi në një përpjekje për të frenuar shpërthimin më të madh në Kinë që kur virusi u zbulua për herë të parë në Wuhan në vitin 2019./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...