Qyteti kinez Shangai raportoi të mërkurën se nuk kishte identifikuar asnjë rast të ri të infektimit me COVID-19 jashtë zonave të karantinuara në dy rrethe, duke rritur shpresat se situata do të normalizohej.
Pas lehtësimit të pjesshëm të masave disa fabrika filluan rikthimin në punë, në mesin e tyre edhe prodhuesi amerikan i veturave, Tesla e cila kishte ndaluar prodhimin për gati tri javë.
Prodhuesi amerikan i veturave ishte në një listë prej 666 firmash të shpallura nga qeveria kineze javën e kaluar, të cilave do t’u jepej prioritet për tu rihapur ose mbajtur aktiv funksionimin e tyre në Shangai.
Masat e rrepta të bllokimit u vendosën në këtë qytet kinez pasi filloi shpërthimi i rasteve të infektimit me COVID-19 në fillim të muajit mars. Bllokimi i la rreth 25 milionë banorë të qytetit të luftojnë me humbjen e të ardhurave, furnizimet e parregullta ushqimore, ndarjen e familjeve dhe kushtet e këqija të karantinës.
Të mërkurën, zyrtarja shëndetësore në Shangai, Wu Qianyu, tha se situata kishte filluar të ishte nën kontroll.
“Situata epidemike e qytetit në ditët e fundit ka treguar një prirje rënëse, numri i rrugëve dhe qyteteve që raportojnë më shumë se 100 raste ditore ka rënë radhazi për tre ditë, përhapja është frenuar në mënyrë efektive”, tha ajo.
Shanghai raportoi 16,407 raste të reja lokale të koronavirusit asimptomatik më 19 prill, nga 17,332 një ditë më parë. Rastet simptomatike arritën në 2,494, nga 3,084.
Autoritetet e qytetit thanë se shtatë persona të infektuar me COVID-19 vdiqën të martën, i njëjti numër si të hënën, raporton Reuters.
Shangai ka raportuar 17 vdekje që nga fillimi i shpërthimit të fundit, të gjitha në tre ditët e fundit.
Bllokimi i Shangai shkaktoi telashe në ekonominë e Kinës mirëpo çrregulloi po ashtu zinxhirin furnizues botëror./REL/
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...