Një 20-vjeçar është qëlluar për vdekje gjoja se duke marrë pjesë në një grabitje shaka e cila po filmohej për Youtube.
Dëshmitarët i thanë policisë që Timothy Wilks dhe një shok u janë afruar një grupi të njerëzve jashtë në një park familjar në Nashville, duke mbajtur thika të mëdha.
Zt Wilks është qëlluar nga një 23-vjeçar, i cili i tha policisë se nuk kishte ide që ishte një shaka dhe se po vepronte në vetëmbrojtje, transmeton arbresh.info.
Shokët e zt Wilks i than oficerëve që shakaja ishte për një video në Youtube.
Askush nuk është arrestuar për vdekjen.
Disa familje ishin brenda parkut, i cili njihet si ‘miqësor për fëmijë’ dhe ‘argëtim familjar’, në kohën e të shtënave, 21:20, raporton media lokale e lajmeve WKRN.
“Videot me shaka” të grabitjes janë relativisht të shpeshta në Youtube, ndonjëherë përfshijnë armë zjarri të rreme apo automjete për ikje.
Disa kanë miliona shikime – edhe pse shumë nga to janë të rreme gjithashtu, ku të gjithë pjesëmarrësit që janë “brenda” në video aktrojnë pjesët e tyre.
Youtube solli rregulla të reja dy vite më parë të cilat ndalojnë shakat e rrezikshme.
Kjo përfshinë “shaka që i çojnë viktimat të kenë frikë nga rreziku i afërt fizik ose që krijojnë shqetësime serioze emocionale tek të miturit”.
Kërcënimet me armë dhe grabitjet e rreme janë konkretisht të listuara si shkelje që do të rezultojnë me largimin e videos./arbresh.info/
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...