Zyrtarët lokal kanë kritikuar ashpër një burrë që është larguar nga zona e sigurt për të lëvizur nëpër qytet, ku uragani Dorian ka sjellë erërat që fryjnë me shpejtësi prej 300 kilometra në orë.
Zyrtarët lokal kanë kritikuar ashpër një burrë që është larguar nga zona e sigurt për të lëvizur nëpër qytet, ku uragani Dorian ka sjellë erërat që fryjnë me shpejtësi prej 300 kilometra në orë.
Disa video të postuar në mediat sociale shfaqin njerëz në zona të ndryshme të Bahamas, duke u munduar t’i bëjnë ballë erërave të uraganit të shkallës së pestë.
E një burrë ka shpërndarë një video ku shihet se si ka filmuar veten, duke qëndruar jashtë ku erërat frynin me mbi 100 kilometra në orë. Videoja tjetër tregon burrin e njëjtë duke u munduar ta mbajë nën kontroll barkën, e vogël që lëvizte herë majtas e herë djathtas nga dallgët e trazuara.
Qendra për monitorimin e uraganeve ka bërë të ditur se rreziku është shumë i madh, nëse dikush merr guximin që të shëtis nëpër qytet në këto momente kur SHBA-të po përballen me uragan që po shkatërron gjithçka që po i del përpara. /Telegrafi/
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...