Presidenti Joe Biden gjatë 100 ditëve të para në detyrë u përqëndrua intensivisht në mesazhin drejtuar amerikanëve për të vënë maskë dhe për të shmangur daljet në publik, si mënyrë për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Detyra e tij për 100 ditët pasuese do të jetë të përgatisë terrenin për kthimin e vendit në normalitet.
Kur erdhi në detyrë, Presidenti Biden u hodh në veprim për të kapërcyer problemet me prodhimin e vaksinave. Vendi arriti të administrojë tre herë më shumë vaksina gjatë kësaj periudhe. Por për të ndalur pandeminë që në fakt është sfida qendrore e presidencës së tij, zoti Biden do të duhet të intensifikojë edhe më shumë vaksinimet, gjë që po bëhet më e vështirë me rënien e kërkesës. Presidenti duhet të dalë gjithashtu me një plan për të nxjerrë vendin nga izolimi, konfuzioni dhe paralizimi nga pandemia.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 ka shënuar rënie të ndjeshme, duke u stabilizuar tek afro 700 në ditë, ndërkohë që regjistrohen afro 60,000 raste të reja infektimesh. Por zyrtarët këmbëngulin seka ende shumë punë për të bërë para se të hiqen plotësisht masat izoluese.
Në muajt në vazhdim sfidat kryesore janë përmbushja me sukses e fushatës së vaksinimeve. Deri tani 43% e amerikanëve kanë bërë të paktën një dozë. Fushata e vaksinimit kërkon kapërcimin e rezistencës nga shumë amerikanë të shqetësuar për sigurinë. Presidenti Biden është zotuar që më 4 Korrik, në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, amerikanët do të mund të mblidhen pa rrezikuar me familjarët dhe miqtë Ai ka premtuar gjithashtu të rihapë shkollat pa rrezik për nxënësit në fillim të vitit të ardhshëm shkollor.
Qendra për Kontrollin dhe Parandakimin e Sëmundjeve prezantoi të martën udhëzime të reja që lehtësojnë protokollin për vënin e maskave në mjedise të hapura, sidomos për ata që janë vaksinuar./voa.
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...