Koreja e Jugut e ka quajtur “të papërgjegjshme” Rusinë, pasi Moska vendosi veto, duke bllokuar rinovimin e mandatit të një paneli ekspertësh të Kombeve të Bashkuara për monitorimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Koresë së Veriut.
Vendosja e vetos në OKB nga Rusia ndodhi pasi akuzave se Pheniani po ndihmon Moskën në luftën e saj në Ukrainë.
Koreja e Jugut “qartësisht thekson se Federata Ruse, pavarësisht statusit të saj si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka ndërmarrë një vendim të papërgjegjshëm”, tha Ministria e Jashtme e Seulit.
Kjo lëvizje, që vjen disa javë pasi paneli tha se po hetonte raportimet për transferim të armëve mes Phenianit dhe Moskës, u përball me kritika, përfshirë nga Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e quajti veton si veprim për “pranimin e fajit” nga Rusia, ndërkaq SHBA-ja tha se kjo ishte “një përpjekje për interesa vetjake që synon të paneli të mos nxjerrë në pah raportin për bashkëpunimin e Moskës” me Korenë e Veriut.
Megjithatë, vetoja e vendosur nga Rusia nuk ndikon në sanksionet e vendosura nga Këshilli i Sigurimit ndaj Koresë së Veriut, por i jep fund monitorimit për zbatimin e këtyre sanksioneve.
Mandati i panelit përfundon në fund të prillit.
Koreja e Veriut është nën sanksione të ashpra që nga vitit 2006, të cilat janë vendosur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së në përgjigje të programit bërthamor të Phenianit.
Që nga viti 2019, Rusia dhe Kina kanë tentuar që të bindin Këshillin e Sigurimit që të zbusë sanksionet.
Këshilli i Sigurimit për një kohë të gjatë është i ndarë për këtë çështje, përderisa zëvendësambasadori kinez, Geng Shuang, gjatë mbledhjes së mbajtur të enjten argumentoi se sanksionet “kanë përkeqësuar tensionet dhe konfrontimin dhe kanë një ndikim të madh negativ ndaj situatës humanitare”.
Gjatë votimit, Kina ka abstenuar, ndërkaq anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit kanë votuar për zgjatjen e mandatit të panelit monitorues./Rel/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...