Vullkani më aktiv në Indonezi, Merapi, që nga fillimi i vitit është duke hedhur hi dhe tym rishtas nga disa shpërthime, raporton Anadolu Agency (AA).
Shpërthimi i vullkanit Merapi në ishullin Java është intensifikuar kohën e fundit duke hedhur hi dhe tym deri në 1.200 metra në ajër. Zyrtarët theksuan se qytetarët, tani për tani janë në zonë të sigurtë.
Mali Merapi gjendet rreth 30 kilometra nga qendra e qytetit Yogyakarta në ishullin e populluar të Javas. Në rrethin prej dhjetë kilometrash rreth vullkanit jetojnë thuajse 250.000 persona.
Shpërthimi i fundit i madh i Merapit ndodhi në vitin 2010, ndërsa humbën jetën 347 persona.
Arkipelagu indonezian ku jetojnë më shumë se 250 milionë njerëz gjendet në Unazën e Zjarrtë të Paqësorit dhe është i prirur për tërmete dhe shpërthime të vullkaneve. Zyra qeveritare sizmologjike indoneziane monitoron më shumë se 130 vullkane aktive.
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...