Spanja ka regjistruar edhe 22.013 raste tjera të koronavirusit (COVID-19) midis të premtes dhe të hënës, pak më shumë se fundjava më parë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Shkalla e infeksionit po vazhdon të rritet, diçka që duhet të na shqetësojë të gjithë ne”, tha Sekretarja spanjolle e Shëndetit, Silvia Calzon, në një konferencë shtypi.
Numri i infeksioneve të zbuluara këtë fundjavë është deri në 704 më shumë krahasuar me një javë më parë. Derisa është akoma më i lartë, sugjeron që shkalla e përshpejtimit është ngadalësuar krahasuar me javën e kaluar, kur rritja ishte 3.628 nga fundjava më parë.
Teksa disa rajone vazhdojnë të regjistrojnë rënien e infeksioneve të reja, vendet si Katalonia, Ishujt Balearik, Extremadura dhe Madrid të gjitha regjistruan rritje të dukshme gjatë fundjavës.
Në nivelin kombëtar, Spanja raportoi 334 vdekje tjera, shifra më e ulët e fundjavës në dy muaj.
Përballë variantit të ri shqetësues të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, Spanja nga e hëna ka ndaluar njerëzit që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar që nuk janë rezidentë legalë në Spanjë ose qytetarë spanjollë.
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...