Të paktën 29 persona janë arrestuar gjatë protestave të opozitës në Moskë, të mbajtura në dy të diele radhazi.
Javën e kaluar, janë arrestuar të paktën 500 persona gjatë protestave në të gjithë Rusinë, të cilat thuhet të jenë më të mëdhatë në pesë vjet.
Opozita ka bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Dmitry Medvedev mbi akuzat për korrupsion.
Një grup më i vogël prej rreth 100 njerëzve filluan të marshonin nëpër Moskë të dielën, por u bllokuan nga policia.
Policia tha se 29 persona janë arrestuar për “shkelje të rendit publik”, ndërsa Sarah Rainsford korrespodent i BBC-së në Moskë tha se numri mund të jetë më i lartë.
Ata që organizuan protestën me anë të mediave sociale tashmë po përballen me një hetim.
Demonstratat e së dielës së kaluar u thirrën nga lideri kryesor i opozitës Alexei Navalny, i cili u arrestua më vonë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...