Google ADS

Sërfisti humbet ekuilibrin, gëlltitet nga vala gjigante

23:48 | 17 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Një surfist profesionist, bie nga bordi i tij, ndërsa ngjitet në një valë të madhe në oqean. Filmi tregon Thiago Jacaré, 35 vjeç, nga Brazili, duke hipur në një valë të madhe në plazhin e Praia do Norte, në Portugali, para se të humbte papritur balancën dhe të binte në oqean.
Ai gëlltitet menjëherë nga një valë e madhe dhe zhduket për disa sekonda.

Surfisti ngrihet në sipërfaqe dhe merr frymë përpara se një valë tjetër gjigante të përplaset në trupin e tij.

Skuadra e shpëtimit shkon drejt tij me një skaf, por përpjekja është tejet e vështirë.

Pesë valë më të mëdha u përplasen me z. Jacare dhe e dërgojnë atë poshtë sipërfaqes.

Përfundimisht sërfisti Sebastian Steudtner, nga Gjermania, arrin të shpëtojë shokun e tij dhe e nxjerr atë drejt plazhit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme