Organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi me 141 vota pro, 5 kundër dhe 35 abstenim rezolutën që mbështet paqen në Ukrainën.
Rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë votën pro edhe të Serbisë, një aleate e vjetër e Moskës.
Kjo rezolutë kërkon ndalimin e sulmit rus në Ukrainë, por nuk ka fuqi detyruese për Rusinë. Vota pro e Serbisë është një ndryshim i fortë i Beogradit, që me këtë votë doli kundër Rusisë për here, aleatit të saj historik.
Ndërkohë Rusia ka marrë mbështetjen e vetëm 4 shteteve.
Kundër rezolutës votuan Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria dhe Bjellorusia.
Shqipëria ka marrë nga Shtetet e Bashkuara rolin e pendmbajtësit në nismat në Kombet e bashkuara.
Me herët, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë autore të dy rezolutave që kaluan në Këshillin e Sigurimit.
E para u rrëzua me veton e Rusisë, por u votua pro nga 11 anëtarë të Këshillit. Edhe e dyta morri të njëjtat vota. Rezolutat dënonin sulmin rus të Ukrainës.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi