Google ADS

Serbi gënjeu Zvicrën se është dentist me famë, ndryshoi edhe emrin për mashtrime

10:03 | 15 Korrik 2019
L G

Për herë të parë, serbi nga Spreitenbachu i Zvicrës, i cili tashmë është dënuar disa herë, është prononcuar mbi akuzat nga pacientët dhe modelin e tij të biznesit.

Trajtimet e stomatologjisë në Zvicër janë të shtrenjta. Jo rrallë, pacientët fluturojnë jashtë vendit për këtë. Por vetëm në këto çështje mjekësore, ofertat e lira mund të çojnë në pasoja të shtrenjta.

Dolores Zimmermann e ka përjetuar në lëkurën e saj këtë fenomen: Në vitin 2015, banorja e Cyrihut e vizitoi zyrën e Aleksandër Stankoviçit në Spreitenbach – në atë kohë ai e quante vetveten Sascha Aleksandar.

Ai organizonte udhëtime dentare në klinikat serbe, duke përfshirë transportin dhe akomodimin në një hotel VIP. Ueb faqja pasqyrohej me 100,000 klientë të kënaqur, 78,000 implante të vendosura dhe 350,000 ura dentare, si dhe me turne falas nëpër qytet dhe pedikyre.

Implantet gjithashtu kanë një garanci për jetë. Zimmermann fluturoi në Beograd katër herë, ku u trajtua në Dental Plaza. Çdo herë ajo u kthye me inflamacion dhe infeksione. “Tani një dentist zviceran duhet të përmirësojë operacionet e dështuara”, thotë ajo.

Stankoviç ishte shpesh në media për shkak të rasteve të tilla dhe quhej “dentisti i gabuar”. Gazeta zvicerane “Aargauer Zeitung”, në vitin 2015 njoftoi se ai ordinancën e tij po e udhëhiqte pa autorizimin e duhur, informon Shtegu.com.

Emri i tij ende nuk është në regjistrin mjekësor profesional të Zyrës federale të shëndetit publik, kështu që Stankoviç nuk është regjistruar si dentist. Gjithashtu kompanitë e tij të dyshuara Zahnreisen AG dhe Dentist Travel GmbH nuk janë regjistruar në regjistrin tregtar, as në ate zviceran e as në ate serb.

Vitin e kaluar, “Beobachter” botoi një artikull rreth serbit nga Spreitenbachu dhe raportoi për dy pacientë që u bënë pre e tij. Që të dy përfundimisht shkuan në gjykatë dhe e paditën Stankoviçin. Ai vetë kurrë nuk është prononcuar për këtë çështje dhe i ka lënë gjithmonë gazetarët të merren me lëtë çështje. Tani për herë të parë ai është prononcuar: Përfundimi: Aleksandar Stankoviç nuk ka ndonjë njohuri për fajësi.

“Unë nuk jam dentist”, sqaron serbi nga Spreitenbachu. Fjala që ai përdor në motorin e kërkimit, është më e lehtë për ta gjetur atë në Google. Po të hapen dy faet e tij të internetit, paraqitet njëfarë Dr. Med. Dent. Milan Arseniç si kontakt.

“Ky është një koleg i imi. Ai është një dentist në Beograd”. Stankoviç ka ndërmjetësuar kohëve të fundit për te. Përveç kësaj, selia e kompanisë u zhvendos me sa duket në Serbi. Megjithatë, sipas programit Google Earth, në këtë adresë gjendet vetëm një mbeturinë kantieri.

Këtu përfshihen edhe kritikat nga kompanitë, fotografitë e të cilave serbi i reklamon në faqet e tij: Për shembull, kompania Zirkonzahn. Kompania prodhon produkte për teknologji dentare. Megjithatë, kompania mohon ndonjë bashkëpunim me serbin, publikimi i materialeve të tyre është bërë pa pëlqim të tyre.

Nuk janë të qarta edhe disa veprime të serbit, por ai pa ngurrim pohon se ndërgjegja e tij është e pastër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme