Google ADS

Serbi, 51 persona vdesin nga Covid-19 brenda 24 orëve

16:04 | 2 Tetor 2021
A. B.

51 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Serbi.

Numri i përgjithshëm i viktimave është 8,331, sipas të dhënave në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruajnë mediat serbe transmeton arbresh.info

Që nga të dhënat e fundit rreth situatës në Serbi, 19,752 persona janë testuar për coronavirus, nga të cilët 6,412 janë pozitivë.

Ndër tjerash është bërë e ditur se janë 253 pacientë me aparat respirator ndërkohë që gjithsej 6,410 persona të shtruar në spital. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme