Një situatë kjo, që solli ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të sigurisë, të cilët e qetësuan shpejt situatën në stadium.
Në medien serbe, kjo ngjarje u përkufizua si një rrufe në qiell të hapur, pasi atmosfera në Moskë, gjatë të gjithë këtyre ditëve ishte festive, e të gjithë ishin në paqe me njëri-tjetrin. Ndërkohë, ishin të shumë tifozët serbë që kishin shkuar në mbështetje të skuadrës së tyre.
Por, kjo ndeshje pati dhe një histori tjetër dhune, me protagonistë po serbë. Ironia e fatit deshi që arena e sherrit të radhës të ishte pikërisht Vjena, aty ku ditë më parë, ata u përplasën me tifozë shqiptarë pak ditë përpara sfidës mes Serbisë dhe Zvicrës.
Plot 200 persona hodhën flakadanë dhe dolën në rrugë me thirrje nacionaliste duke bllokuar rrugët. Policia austriake ndërhyri shpejt duke e qetësuar gjendjen.
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK: Nuk ka vend për panik...
Biden, fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kali...
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi