Google ADS

Separatistët rusë vrasin një ushtar ukrainas

10:29 | 19 Shkurt 2022
V. S.

Ushtria ukrainase tha se një ushtar i tyre u vra mëngjesin e sotëm gjatë një sulmi nga separatistët pro-rusë.

Ngjarja ka ndodhur në lindje të Ukrainës, raporton AFP

“Si rezultat i një sulmi me granatime, një ushtar ukrainas mori një plagë vdekjeprurëse”, raporton komanda e përbashkët ushtarake për Ukrainën Lindore.

Ushtria njoftoi përmes rrjeteve sociale se kishte regjistruar 19 shkelje të armëpushimit me separatistët që nga orët e para të mëngjesit, krahasuar me 66 raste të tilla në 24 orët e mëparshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme