Senatorja Jeanne Shaheen e cila kryesoi delegacionin e senatorëve amerikanë në turin ballkanik javën e kaluar ka folur në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit për vizitën në Ballkan dhe situatën e sigurisë ku i pranishëm ishte edhe Sekretari Amerikan Antony Blinken shkruan Gazeta Express.
Shaheen tha se në vizitën në Ballkanin Perëndimorë ka gjetur gjurmë të gishtërinjëve të Putinit dhe ndikimit malinj rus.
“Pas agresionit në Ukrainë, Putin mund të provojë të shkaktojë kaos edhe në vende tjera dhe gjurmët e gishtërinjëve të ndikimit të tij malinj mund të gjenden në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Jam veçanërisht e shqetësuar me situatën në Bosnje e Hercegovinë e cila është pllakosur nga korrupsioni, mungesa e lidershipit dhe presidencën trepalëshe. Është poashtu një situatë problematike e sigurisë atje. Kemi takuar përfaqësuesit e EUFOR dhe NATO-s, dhe me të gjithë që biseduam ngritën shqetësime për lojën e Rusisë për të riautorizuar forcat e EUFOR-it kur të ngritët si çështje tani dhe s’ka plan B se çfarë të bëhet lidhur me këtë”, tha Shaheen.
Pas senatores, Sekretari Blinken tha se janë të angazhuar në të gjitha aspektet në Ballkanin Perëndimor dhe nënvizoi urgjencën që Ballkanin Perëndimor të integrohet në BE sidomos pas agresionit rus në Ukrainë.
“Në përgjithësi, me agresionin rus në Ukrainë, nënvizon urgjencën për integrim të këtyre vendeve në BE. Ne kemi qenë të angazhuar në të gjitha aspektet e saj, siç është marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë, apo ndihma për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut drejt anëtarësimit në BE dhe Bosnja e Hercegovina për të cilën ndaj shqetësimet e njëjta me ju. Një forcë ndërkombëtare në Bosnje është esenciale për të siguruar ambient të sigurtë në Bosnje”, tha Blinken.
Senatorja Shaheen krahasoi vizitat e saj në Ballkan në vitin 2010 dhe 2022 dhe situatën atëherë dhe tani.
“Ballkanin e kam vizituar në vitin 2010, dhe mund të them se në të gjitha vendet që kam vizituar tani, jam shumë më e shqetësuar për situatën politike në Ballkan tani se në vitin 2010”, tha ajo./Express
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...