Senatori i Tennessee Bob Corker ka sulmuar presidentin amerikan Donald Trump, duke e quajtur këtë të fundit “krejtësisht të pavërtetë”.
Në një seri intervistash televizive Corker ka akuzuar presidentin se po gënjen, duke shtuar që ai përçau SHBA-të dhe dobësoi qëndrimin global, transmeton portali arbresh.info
Trump shpërtheu në Twitter, duke e quajtur senatorin më të lartë një “peshë të lehtë”, i cili “nuk mund të rizgjidhej”.
Dyshja duhet të takohet në një drekë në Senat për të diskutuar reformën e taksave.
“Ai është duke prishur me dashje marrëdhëniet që kemi në botë që ishin të dobishme për kombin tonë”, tha Corker në CNN pasi Z. Trump kritikoi atë në Twitter.
“Mendoj që përçarja e kombit tonë do të jetë ajo për të cilën do të mbahet mend ai”, tha senatori.
Kreu i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, i cili ishte një mbështetës i hershëm i Trump, shtoi se presidenti ka “vështirësi të mëdha me të vërtetën”./arbresh.info/
Spiropali në mbledhjen komemorative për Haxhi Thaçin: Falemi...
Fadil Nura: Baci Haxhi iku nga kjo botë me mallin e djalit t...
Dy të plagosurit në Veternik në gjendje të rëndë, vazhdojnë ...
Krasniqi: Mungesa e Hashim Thaçit e paarsyeshme dhe e papran...
Aksident në Shkodër, humb jetën 25-vjeçari
“Hakmirren” fansat e Gjestit ndaj Eglit pas rikthimit, kjo e...