Google ADS

Senatori republikan: Tregoni votuesve të Trumpit të vërtetën, Joe Biden ka fituar

08:54 | 7 Janar 2021
Arbresh.info

“Mënyra më e mirë për t’u treguar respekt votuesve që janë të shqetësuar, duke ua treguar të vërtetën”, tha Mitt Romney, i nominuari i partisë Republikane për president më 2012 në foltoren e Senatit.

“E vërteta është që presidenti i zgjedhur Joe Biden ka fituar zgjedhjet. Presidenti Trump ka humbur. E kam pasur këtë përvojë vetë”, tha Romney, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk është argëtuese!”

Para fjalimit të Romney, një fotografi e shikimit të tij të thellë gjatë komenteve të bashkëpartiakut të tij Josh Hawley.

Hawley është midis gjashtë senatorëve që votuan në favor të kundërshtimit të votës në Arizona dhe ai ka vazhduar të vërë në dyshim integritetin e zgjedhjeve presidenciale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme