Senatori amerikan, republikani Lindsey Graham ka bllokuar votimin e një projektligj i cili parashikon që Senati të njohë si “gjenocid‘” ngjarjet armene në vitin 1915, transmeton Anadolu Agency (AA).
Senatori demokrat, Bob Menendez kërkoi në Senatin Amerikan votimin në Asamblenë e Përgjithshme të një projektligji i cili parashikon “njohjen zyrtarisht të ashtuquajturit gjenocidi armen”.
Përballë kësaj kërkese senatori Graham shprehu mendimin e tij kundër votimit të projektligjit dhe bllokoi votimin.
“Senatorët nuk duhet të rishkruajnë historinë”
Në një deklaratë lidhur me këtë, Graham ka thënë: “Kam biseduar me presidentët Trump dhe Erdoğan rreth problemeve me të cilët u përballëm në Siri për shkak të operacionit ushtarak të ndërmarrë pak kohë më parë nga Turqia. Shpresoj që Turqia dhe Armenia të bisedojnë së bashku dhe të diskutojnë këtë problem (ngjarjet 1915). Senatorët nuk duhet të rishkruajnë historinë dhe nuk duhet ta paraqesin atë ndryshe nga ç’është”.
Ai theksoi se vendimin nuk e ka marrë duke shikuar të kaluarën por duke shikuar të ardhmen e marrëdhënieve turko-amerikane.
Vendimi në fjalë i Graham-it ka tërhequr vëmendjen se ka ardhur në rend dite disa orë pas takimit në Shtëpinë e Bardhë ku morën pjesë presidenti Erdoğan dhe disa senatorë republikanë.
Në votimin e projektligjeve në Senatin Amerikan, çdo senator mund të bllokojë votimin duke shprehur një mendim kundërshtues.
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së me një votim të zhvilluar më 29 tetor pranoi projektligjin i cili i njeh si “gjenocid” ngjarjet armene të vitit 1915.
Projektligji në fjalë i propozuar në muajin prill nga deputeti demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Adam Schiff u pranua me 405 vota “pro” dhe 11 vota “kundër”.
Turqia ka theksuar se vendimi në fjalë nuk ka “asnjë dispozitë” dhe se hapi i ndërmarrë është i papranueshëm.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...