Google ADS

Senatori amerikan mohon akuzat e abuzimit me fëmijë

23:17 | 9 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një kandidat për Senatin amerikan ka mohuar akuzat që ka abuzuar seksualisht me një vajzë 14 vjeçare.

Roy Moore, një republikan, ka thënë që pretendimet se ai kishte joshur adoleshenten, kur ai ishte një prokuror 32-vjeç ishin tërësisht të rreme, raporton Washington Post, transmeton portali arbresh.info

Leigh Corfman dhe tri gra të tjera thonë se Moore i ka ngacmuar seksualisht kur ishin në moshën 14 dhe 18 vjeçare.

Republikanët e Senatit kanë thënë se Moore duhet të largohet nëse pretendimet janë të vërteta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme