Ai parashikoi se do të fitonte nominimin me rivalët dhe më pas do të mundë edhe Presidentin aktual Donald Trump
Senatori amerikan Bernie Sanders ka filluar fushatën e tij të dytë për President.
Duke folur në Bruklin të Nju Jorkut, ai e quajti Donald Trumpin “presidentin më të rrezikshëm” në historinë e kohëve të fundit të SHBA-së.
Ai parashikoi se do të fitonte nominimin me rivalët dhe më pas do të mundë edhe Presidentin aktual Donald Trump.
“Unë jam kthyer në Bruklin, vendi ku kam lindur dhe rritur, për të nisur këtë fushatë historike. Ne do të fitojmë këto zgjedhje, sepse ne do të bashkojmë koalicionin më të fuqishëm në historinë e politikës amerikane”, ka thën Sanders.
Sanders, një senator i pavarur 77-vjeçar, humbi garën Demokratike të vitit 2016 përballë Hillary Clinton.
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...