Senatori amerikan Lindsey Graham, së fundi për mes një postimi në twitter ka bërë thirrje për “vrasjen” e Vladimir Putinit në formë indirekte, transmeton arbresh.info.
Graham ka pyetur se a ka një ‘brutus’ dhe një oficer më të suksesshëm në Rusi duke iu referuar njeriut që planifikoi vrasjen perandorin romak Julian Cezar dhe oficerit gjerman Ewald Heinrich von Kleist, i cili planifikoi vrasjen e Adolf Hitlerit më 1944 por që kishte dështuar.
“A ka një Brutus në Rusi? A ka një kolonel Stauffenberg më të suksesshëm në ushtrinë ruse? E vetmja mënyrë si përfundon kjo është që dikush në Rusi ta nxjerrë këtë djalë jashtë. Ju do t’i bënit vendit tuaj – dhe botës – një shërbim të madh”, ka shkruar Graham.
Senatori republikan i bëri këto komente dje në televizionin amerikan Fox News, e më pas shkroi edhe në rrjetin social Twitter./arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...