Senati amerikan ka vazhduar punën në një rezolutë, e cila kundërshton planet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump për lehtësimin e sanksioneve ndaj kompanive ruse të lidhura me miliarderin, Oleg Deripaska.
Një total prej 11 senatorëve republikanë u janë bashkuar të gjithë demokratëve në votimin e 15 janarit, vendim i cili hap rrugën për një debat formal dhe më pas një votim tjetër për rezolutën.
Kjo rezolutë është përgjigjje ndaj njoftimit të Departamentit amerikan të Thesarit një muaj më parë se mund të heqë sanksionet ndaj bizneseve kryesore të Deripaskas, i cili njihet si manjat rus dhe i lidhur ngushtë me Kremlinin.
Në mesin e kompanive të përmendura kanë qenë gjigant, Rusal, En+ dhe kompania energjetike, EuroSibEnergo.
Më 15 janar, Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin është nisur drejt ndërtesës së Kongresit, në përpjekje për t’i shtyrë republikanët që të kundërshtojnë rezolutën e mbështetur nga demokratët.
Në rast se rezoluta miratohet në Senat, ajo më pas do të shkojë në Dhomën e Përfaqësuesve, trup i kontrolluar nga demokratët.
Hapi i fundit i përket Shtëpisë së Bardhë, përkatësisht presidentit Trump, i cili pritet t’i vë veto rezolutës.
Mirëpo në rast se ky dokument miratohet nga të gjitha shkallët, ai do të bllokonte hapat e Departamentit të Thesarit.
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...