Senatorët amerikanë kërkojnë nga Erdogani lirimin e pastorit amerikan

23:28 | 20 Prill 2018
Trina Galanxhi

Në një letër të nënshkruar nga 66 senatorë amerikanë është kërkuar nga Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan që të lirojë pastorin amerikan, Andrew Banson.

Pastori është burgosur me akuzat për dyshimet se kishte lidhje me organizmin e grusht shtetit të dështuar në vitin 2016, transmeton portali arbresh.info

“Ne jemi shumë të shqetësuar, sepse qeveria turke ka dalë nga kornizat e një veprimi legjitim kundër organizatorëve të grusht shtetit ë mënyrë që të minojë sundimin e saj të ligjit dhe traditën demokratike”, thuhet në letër./arbresh.info/

Të ngjashme