Nuk ka tregues që kulla “Trump” ka qenë nën përgjimin e qeverisë amerikane, përpara dhe pas zgjedhjeve. Në këtë përfundim ka arritur Komisioni i Inteligjencës në Senat.
Kryetari i komisionit, senatori republikan Richard Burr përgënjeshtroi përmes një deklarate pretendimet e Donald Trump se telefonët e tij janë përgjuar me urdhër të paraardhësit të tij Barack Obama gjatë garës presidenciale.
“Bazuar në informacionet që na janë ofruar, nuk zbuluam asnjë provë se kulla ‘Trump’ është vënë në shënjestër mbikëqyrjeje nga ndonjë element në qeverinë amerikane”, pohon Burr në deklaratën e përbashkët me senatorin Mark Warner, zëvendëkryetar i komisionit, përcjell TCh.
Edhe Paul Ryan, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, tha më herët gjatë së enjtes se nuk kishte pasur përgjime telefonike. Por duket se Shtëpia e Bardhë është e palëkundur në qëndrimin e saj, duke refuzuar të pranojë përfundimet e Komisionit të Inteligjencës.
“Presidenti Trump vazhdon të mbështesë akuzat. Ata ende nuk i kanë shqyrtuar të gjitha informacionet”, tha Sean Spice, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Kryetari i Komisonit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, David Nunes tha të mërkurën se nuk besonte që kulla “Trump” të ishte përgjuar. Por kjo nuk e bindi kreun e Shtëpisë së Bardhë, i cili në një intervistë për “Fox News” pohoi se termi përgjim mbulonte një fushë të gjerë dhe sugjeroi se gjatë javëve në vazhdim do të zbuloheshin më shumë detaje lidhur me përgjimet e pretenduara.
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...