Senati të dielën pasdite miratoi projektligjin gjithëpërfshirës të demokratëve për kujdesin shëndetësor, taksat dhe klimën, duke e dërguar atë në Dhomën e Përfaqësuesve, në një fitore të rëndësishme për Presidentin Joe Biden dhe partinë e tij.
Votimi përfundimtar, i linjës partiake ishte 51-50, me zëvendëspresidenten Kamala Harris duke thyer barazimin.
Projektligji, i quajtur Akti i Reduktimit të Inflacionit, do të përfaqësonte investimin më të madh klimatik në historinë e ShBA-së dhe do të bënte ndryshime të mëdha në politikën shëndetësore duke i dhënë Medicare fuqinë për herë të parë për të negociuar çmimet e disa barnave me recetë.
Legjislacioni do të zvogëlojë deficitin, do të paguhet përmes taksave të reja — duke përfshirë një taksë minimale prej 15% për korporatat e mëdha dhe një taksë 1% për blerjet e aksioneve — dhe do të rrisë aftësinë e Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme për të mbledhur.
Ky legjislacion, gjithashtu o të mblidhte mbi 700 miliardë dollarë të ardhura të qeverisë gjatë 10 viteve dhe do të shpenzonte mbi 430 miliardë dollarë për të reduktuar emetimet e karbonit dhe për të zgjeruar subvencionet për sigurimet shëndetësore sipas Aktit të Kujdesit të Përballueshëm dhe do të përdorte pjesën tjetër të të ardhurave të reja për të reduktuar deficitin, shkruan CNN, transmeto Klankosvoa.tv.
Paketa është produkt i negociatave të mundimshme dhe kalimi i saj do t’u jepte demokratëve një shans për të arritur objektivat kryesore të politikës përpara zgjedhjeve të ardhshme afatmesme.
Ndërsa, për votimin e këtij Projektligji, presidenti i ShBA-së, Joe Biden vlerësoi Senatin për miratimin e tij ku falënderoi demokratët në dhomë dhe duke mbrojtur investimet e legjislacionit për klimën dhe dispozitat e kujdesit shëndetësor.
“Sot, demokratët e Senatit morën anën e familjeve amerikane për interesa të veçanta, duke votuar për të ulur koston e barnave me recetë, sigurimin shëndetësor dhe kostot e përditshme të energjisë dhe reduktimin e deficitit, duke i bërë korporatat më të pasura më në fund të paguajnë pjesën e tyre të drejtë”, tha Biden, transmeton Klankosova.
Rusia gjobit Google me 20 decilionë dollarë
“Nuk është festë e jona”-“Do ta festoj me bashkëshorten”/ Qy...
Haradinaj: Aferat korruptive nuk shuhen me përgjim ndaj gaze...
Begaj pret në takim Haxhiun, ia rikonfirmon angazhimin për r...
Ambasada Amerikane në Prishtinë uron “Halloween-in”
Të akuzuar për grabitje e rrëmbim, kapen në Tiranë dy vëllez...