Përfaqësuesi John Ratcliffe është konfirmuar si drejtuesi i Inteligjencës Amerikane.
Senati votoi 49-44 për të konfirmuar Ratcliffe si drejtorin e dytë të Trumpit në krye të Inteligjencës Kombëtare, ku të gjithë Demokratët ishin kundër, transmeton portali arbresh.info.
Votimi përgjatë linjave të drejta partiake ishte i pari për një pozicion të krijuar pas sulmeve terroriste të Shtatorit 2001 – para të enjtes, nuk kishte asnjëherë më shumë se një duzinë senatorë që votuan kundër një kandidati për drejtor të inteligjencës kombëtare.
Në seancën e tij të konfirmimit, Ratcliffe u zotua të jetë një zë i pavarur që i jep vlerësime të inteligjencës Presidentit, madje edhe ato që Trump nuk do të dëgjojë.
Këtë nominim e ka mirëpritur edhe Richard Grenell i cili është edhe i përzgjedhuri i Shtëpisë së Bardhë për ta ndihmuar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
54 vjeçari po del të ketë lidhje të mira me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njihet si mbështetës i pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe çështjes shqiptare në Ballkan./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...