Senati italian shtyu për të martën e 20 gushtit votën për mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Giuseppe Contes, të kërkuar nga kreu i Lega Nord, Matteo Salvini.
Ministri i Brendshëm kërkoi votim të menjëhershëm për largimin e Kontes, por shumica e senatorëve i dhanë një javë kohë kryeministrit.
Shefi i kabinetit do të paraqitet të më 20 gusht përpara Dhomës së Lartë të Parlamentit për të bindur senatorët se qeveria nuk po kalon një krizë.
Vota e kësaj të marte në Senat ishte edhe prova e një aleance të re politike në Itali, asaj mes Lëvizjes 5 Yjet dhe Partisë Demokratike që bashkuan votat për të çuar Salvinin në minorancë. /Telegrafi/
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...