Kur isha në Kosovë duke u përballur me një turmë të zemëruar serbe, gati sa nuk qëlluam mbi këta njerëz,” tha Hobbs. “Për shkak se është e frikshme … por ne ishim të disiplinuar”.
Senati i Washingtonit të enjten ka votuar për të ndaluar bartjen në duar të armëve të zjarrit dhe të tjerave, jo vetëm në kampusin e shtetit Capitol, por edhe në demonstrata të lejuara në hapësirat publike në mbarë shtetin.
Kalimi i këtij amendamenti 5035 vjen pas disa muajsh protestash në mbarë vendin kundër vrasjes së njerëzve me ngjyrë nga forcat e rendit shkruan thedailyworld.com
Pas një debati prej më shumë se një ore, projektligji kaloi në dhomën e kontrolluar nga demokratët me 28-20. I njëjti projektligj pritet të shkojë tani në Dhomën e Përfaqësuesve për shqyrtim.
Në një fjalim emocional, Senatori Steve Hobbs ka treguar arsyet pse ka votuar kundër bartjes së armëve në duar nga ana e autoriteteve gjatë zhvillimit të protestave.
“Kur isha në Kosovë duke u përballur me një turmë të zemëruar serbe, gati sa nuk qëlluam mbi këta njerëz,” tha Hobbs. “Për shkak se është e frikshme … por ne ishim të disiplinuar”.
“Sepse unë garantoj nëse nuk jeni mjaft i disiplinuar kur qëlloheni me gurë dhe kur keni një armë zjarri,” shtoi Hobbs më vonë, “ju do ta përdorni atë armë zjarri”.
Vuçiç reagon pas protestës së mijëra qytetarëve në Beograd: ...
Egli Tako kërkon të rikthehet në shtëpinë e “Big Brother VIP...
Parashikimi i motit për nesër
Pesë shenjat më të zakonshme në trupin tuaj që tregojnë mung...
Këto janë mënyrat se si shqetësimi i tepërt ndikon tek fëmij...
Tre gjëra që nuk duhet të bëni kurrë pas ndarjes