Senati amerikan ka avancuar një masë për të tërhequr mbështetjen amerikane nga koalicioni i udhëhequr nga sauditët në luftimet në Jemen.
Në një goditje ndaj Presidentit Donald Trump, senatorët votuan 63-37 për të çuar përpara mocionin që i jep fund mbështetjes amerikane, transmeton portali arbresh.info.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe sekretari i mbrojtjes Jim Mattis u kanë kërkuar Senatorëve të mos e mbështetin mocionin, duke thënë se kjo do të përkeqësonte situatën në Jemen.
Votimi vjen pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, një banor i SHBA.
Kritikat ndaj Arabisë Saudite janë rritur qëkurse shkrimtari i shquar u vra ndërsa vizitoi konsullatën saudite në Stamboll në Turqi më 2 tetor.
Senatorët e SHBA, të cilët u takuan në një sesion të mbyllur mbi marrëdhëniet me Arabinë Saudite të mërkurën, gjithashtu kritikuan ashpër mosardhjen e drejtorit të CIA-s në seancën e tyre.
Gina Haspel ka dëgjuar një audio-incizim të vrasjes së Khashoggi nga Turqia dhe ka studiuar provat në këtë rast. Një senator e përshkroi mungesën e saj si një “mbulim”.
Vota e Senatit shihet si një qortim ndaj Presidentit Trump i cili e ka përshkruar Arabinë Saudite si një aleat jetik dhe i ka rezistuar thirrjeve për sanksione kundër udhëheqjes së mbretërisë.
Javën e kaluar, zoti Trump hodhi poshtë një vlerësim të raportuar të CIA-s që Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman ishte përgjegjës për vdekjen e Khashoggi./Arbresh.info/
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...