Senati amerikan drejt rrëzimit të “Obamacare”

00:33 | 26 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Senati amerikan ka votuar për të nisur debatin për një ligj të ri republikan për kujdesin shëndetësor, një hap i rëndësishëm ky për përpjekjet e presidentit Donald Trump për të rrëzuar ligjin e nënshkruar nga paraardhësi i tij, që njihet si “Obamacare”.

Në një votim me rezultat të ngushtë, disa republikanë që më herët kishin kundërshtuar disa aspekte të planit, ndryshuan mendje në minutë të fundit.

Përpjekjet e mëparshme për të rrëzuar “Obamacare” u duk sikur dështuan javët e fundit për shkak të ndasive brenda vetë partisë republikane. Presidenti Trump, e kishte rrëzimin dhe zëvendësimin e “Obamacare”, një prej premtimeve kyçe të fushatës.

Para votimit, ai kishte paralajmëruar senatorët e partisë së tij për pasoja nëse nuk do ti miratonin masat. partia republikane, që kishte nevojë për shumicën në mënyrë që mocioni të kalonte, siguroi 51 bota, kjo edhe pasi zëvendëspresidenti Mike Pence bëri një përpjekje të fundit për të kaluar legjislacionin.

Senatori John McCain, që është diagnostikuar së fundmi me një tumor agresiv në tru, u kthye po ashtu në kongres për të dhënë votën e tij pro, i pritur atje me ovacione.

Sidoqoftë mbetet ende e paqartë nëse në përfundim, Trump do të ketë votat e mjaftueshme për të kaluar ligjin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme