Papa Françesku është sëmurë dhe ka anuluar agjendën që ishte e paraparë në bazilikën e Romës, në kohën kur koronavirusi ka mbyllur thuajse veriun e Italisë.
Papa do të realizojë pjesën e mbetur të agjendës në rezidencën e tij, thuhet në njoftimin e Vatikanit, transmeton portali arbresh.info.
“Për shkak të një sëmundjeje të lehtë, ai preferoi të qëndrojë brenda Santa Martës”, tha Vatikani, duke iu referuar shtëpisë së mysafirëve në Vatikan ku jeton 83-vjeçari.
“Të gjitha angazhimet e tjera do të shkojnë përpara rregullisht,” tha zëdhënësi Matteo Bruni./arbresh.info/
Donald Trump konfirmon se Elon Musk do të bashkëdrejtojë “de...
SHBA-Ukrainë, bisedojnë drejtuesit e mbrojtjes
Miku i madh i shqiptarëve bëhet drejtor i CIA-s
Xuxi: Zemra po më plas – Driloni i qëndron pranë
Deklarimet për nënën e Xhenetës, Xuxi i bie pishman dhe mend...
Parashikimi i motit në Shqipëri, Reshje shiu në disa zona