Politikani i opozitës ruse, Aleksei Navalny, është dërguar në spital. Një mjek ka thënë se simptomat e tij mund të jenë rezultat i efekteve të dëmshme të substancave të panjohura kimike.
Navalny u dërgua nga burgu në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Ai më parë është dënuar me 30 ditë burgim pasi u bëri thirrje njerëzve që të marrin pjesë në një protestë kundër qeverisë ruse.
Protesta u mbajt të shtunën, ndërsa policia përdori dhunë dhe i arrestoi mbi 1300 persona. Njerëzit dolën në rrugë për ta kërkuar lejimin e pjesëmarrjes së kandidatëve të opozitës në zgjedhjet e shtatorit për kryetar të Moskës.
Ndonëse nuk ka shenja se jeta e tij është në rrezik, lajmi për shëndetin e tij pritet të shkaktojë alarm në Rusi, në një vend ku politikani opozitar, Boris Nemtsov, ishte qëlluar për vdekje pranë qeverisë në vitin 2015.
Zëdhënësja e Navalny-t, Kira Yarmysh, tha se ai është duke vuajtur nga një alergji, ndonëse më parë kurrë nuk është ankuar për diçka të tillë. Ajo tregoi se kryetari i opozitës ka pësuar ënjtje të fytyrës dhe skuqje të lëkurës, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...