Dy mjekë kinezë që ishin sëmurë rëndë nga COVID-19, ishin dëshmitarë se si lëkura e tyre u bë e zezë, pasi ata ishin në prag të vdekjes.
Dr Yi Fandhe Hu Weifeng, që të dy 42-vjeç, ishin prekur nga coronavirusi derisa po shëronin pacientët në spitalin e Wuhanit gjatë janarit, transmeton Telegrafi.
Ngjyra e pazakontë e lëkurës u shkaktua nga mungesa e balancës hormonale, pasi virusi ua kishte dëmtuar rëndë mëlçinë.
Dr Yi dhe Hu janë kolegë të Li Wenliang, që ishte ndëshkuar për shkak se kishte alarmuar botën për coronavirusin dhe më vonë kishte ndërruar jetë nga kjo sëmundje – më mirë thënë më 27 janar.
Këta dy mjekë ishin diagnostifikuar me COVID-19 më 18 janar dhe menjëherë ishin dërguar në repartin e pulmologjisë në spitalin e Wuhanit.
Kardiologu Yi e fitoi betejën nga COVID-19, pasi mjekët e vendosën në aparatin e quajtur ECMO, ku nën observimin e kësaj makinerie qëndroi për 39 ditë.
CMO është një procedurë që ndihmon pacientin të mbetet gjallë duke ia zëvendësuar funksionin e zëmrës dhe mushkërive duke i pompuar oksigjen në gjak nga jashtë trupit.
Duke folur për mediat kineze, Dr Yi tha se tani është shëruar dhe se më në fund mund të shtrihet në shtrat pa pasur as edhe një dhimbje, edhe pse pranon se vazhdon të ketë problem në ecje për shkak të qëndrimit të gjatë në shtrat.
Kolegët e tyre që monitorojnë gjendjen e tyre shëndetësore, pranojnë se ngjyra e lëkurës i është kthyer normalitetit, kjo për faktin se është shëruar mëlçia dhe se me kalimin e kohës do të duken siç ishin dikur – pra pa ndonjë ndryshim në ngjyrën e lëkurës.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë