Dhjetë fëmijë në Britani të Madhe i janë nënshtruar transplatimit të mëlçisë pasi rastet e rënda me hepatit janë shfaqur në mesin e fëmijëve të vegjël.
Sipas The Guardian, vetëm në Britani të Madhe janë shfaqur 114 raste, transmeton portal arbresh.info
Mungesa e ekspozimit ndaj adenovirusëve të zakonshëm për shkak të kufizimeve të Covid gjatë dy viteve të fundit e kombinuar me një rritje të fundit të infeksionit adenovirus ndërsa shoqëria hapet është shpjegimi më i mundshëm, thonë ekspertët.
Adenoviruset janë viruse të zakonshme që mund të shkaktojnë një sërë simptomash, nga simptoma të zakonshme të ngjashme me të ftohtin, deri te ethe, pneumoni, diarre dhe konjuktivit. Zakonisht nuk shkaktojnë hepatit, megjithëse ky mund të jetë një ndërlikim shumë i rrallë i disa llojeve të infeksionit adenovirus.
Duke folur gjatë një sesioni urgjent në Kongresin Europian të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive në Lisbonë të hënën, Dr Meera Chand, drejtoreshë e incidentit për hetimin e UKHSA për rritjen e hepatitit, tha se nga 81 raste të raportuara me “sëmundjen misterioze” në Britani të Madhe, 43 fëmijë janë shëruar plotësisht, ndërsa 38 janë ende në spital.
Një hipotezë kryesore është se rritja e hepatitit të rëndë është një efekt goditës i pandemisë, me bllokime dhe kufizime të tjera që kanë nënkuptuar që shumë fëmijë kanë pasur më pak ekspozim ndaj viruseve të zakonshme se normalja, duke rezultuar në një përgjigje imune të pamjaftueshme në përballje me infeksionet.
Midis janarit dhe prillit 2018, qendra e Birminghamit, e cila është më e madhja nga tre qendrat e specializuara në Britani të Madhe, që trajtojnë sëmundjet e rënda të mëlçisë tek fëmijët, pa gjashtë raste të rënda të hepatitit të pashpjegueshme te fëmijët.
Rastet e hepatitit të rëndë tek fëmijët e vegjël janë zbuluar gjithashtu në 12 vende të tjera, me të paktën 169 raste të raportuara në Organizatën Botërore të Shëndetësisë deri më tani.
Shumica e rasteve të raportuara kanë qenë në Britani të Madhe, Spanja (13 raste) dhe Izraeli (12 raste). Raste janë raportuar gjithashtu në SHBA, Danimarkë, Irlandë, Holandë, Itali, Francë, Norvegji, Rumani dhe Belgjikë./arbresh.info/
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...