Një sëmundje me simptoma të Ebolës që është shfaqur në juglindje të Liberisë tani është edhe në kryeqytet, thonë autoritete vendëse.
Të dyja, qeveria dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kanë thënë se numri i deritashëm i të vdekurve është 12, transmeton portali arbresh.info.
Sipas ministrisë liberiane të shëndetit “sëmundja ka hyrë në kryeqytet”, me OBSH-në që thotë se numri i rasteve ka shkuar në 25.
Rastet filluan të regjistrohen vetëm para një jave, më 23 prill, ndërsa simptomat e sëmundjes janë, ethet, vjellja, kokëdhimbja dhe diarrea.
Kjo ka qenë e lidhur me funeralin e një udhëheqësi fetar në Greenville, Sinoe County.
“Shumica” e vdekjeve deri më tani kanë qenë të lidhura me funeralin, njoftoi OBSH./Arbresh.info
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...