Është sekuestruar jahti i cili përflitet se i përket Putin.
Ministri italian i Financave, Daniele Franco, ka vendosur të sekuestrojë përkohësisht jahtin Sehrazat, i cili ndodhet në resortin toskan të Marina Di Carrara.
Qeveria italiane deklaron se kanë prova të cilat tregojnë se personi që zyrtarisht shfaqet si pronar i jahtit duket se është i lidhur me anëtarë të rangut të lartë të qeverisë ruse dhe shtetas rusë që tashmë janë përfshirë në listat e sanksioneve.
Mediat italiane dhe amerikane pohuan se Sehrazat i përkiste vetë Vladimir Putinit. Ky është një “super jaht” 140 metra i gjatë, me 6 kuvertë dhe 2 pika për ulje helikopteri. Ai mban flamurin e Ishujve Kajman dhe vlerësohet në 700 milionë dollarë./dosja.al/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?