Policia e Kosta-Rikës ka sekuestruar një sasi rekord prej 5 tonë kokainë, që është edhe sasia më e madhe në historinë e vendit.
5,048 pako një kilogramëshe u gjetën të shtunën në një kontejner anijeje që do të transportonte lule zbukuruese drejt Holandës.
Kontejneri i dyshimtë kishte tërhequr vëmendjen, dhe pas inspektimit të hollësishëm në brendësi ishin zbuluar valixhet me pako me kokainë.
Dërgesa do nisej të dielën drejt portit holandez të Roterdamit.
Autoritetet thanë se kanë ndalur një shtetas nga Kosta Rika 46-vjeçar që ishte ngarkuar me vendosjen e kontejnerit, por mësohet se i dyshuari nuk ka precedentë të mëparshëm penalë.
Kosta-Rika konsiderohet një nga vendet tranzite të drogave të forta që prodhohen në Amerikën Latine dhe pastaj tregtohen në SHBA apo në Evropë.
Vitin e kaluar, ndërhyrjet policore të vendit çuan në sekuestrimin e një totali prej 31,1 tonë kokainë.
Në Holandë, një tjetër vend pritës i drogave të forta, në të njëjtin vit u kapën 38 tonë kokainë, apo 50 për qind më shumë sesa në vitin 2018.
Sipas policisë holandeze, vetëm çereku i sasisë së kokainës që mbërrin në port arrin të zbulohet.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...