Në një operacion të përbashkët të forcave të sigurisë kolumbiane, panameze dhe amerikane në Detin e Karaibeve, janë sekuestruar 5,5 tonë kokainë.
Operacioni kundër trafikantëve të drogës i Marinës Kolumbiane dhe Forcave Ajrore, me mbështetjen e Forcave Ajrore të Panamasë dhe Shteteve të Bashkuara, është realizuar 120 milje nga Gjiri i Morrosquillos.
Krahas sekuestrimit të sasisë së madhe të kokainës, po ashtu janë ndaluar pesë persona, katër nga Kolumbia dhe një nga Panamaja, shkruan Anadolu.
Pasi kanë vënë re forcat e sigurisë, trafikantët kanë derdhur një sasi kokaine në det.
Vlera e tregut e kokainës së sekuestruar raportohet të jetë rreth 184 milionë dollarë.
Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka uruar forcat e sigurisë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
“Një nga goditjet historike iu dha kontrabandistëve të drogës. Marina kolumbiane sekuestroi 5,5 ton kokainë dhe 18 milionë dollarë para të gatshme”, është shprehur Petro.
Sipas informacioneve të ndara, droga do të transportohej fillimisht në Panama dhe më pas në SHBA.
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...