Google ADS

Sekuestrohen mbi 5 ton marijuanë në juglindje të Turqisë

12:21 | 9 Shtator 2020
Arbresh.info

Forcat e sigurisë në juglindje të Turqisë kanë sekuestruar më shumë se 5 ton marijuanë në një operacion narko-terrorist, bëri të ditur sot ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu.

“Forcat e xhandarmërisë në provincën Diyarbakir sekuestruan mbi 5.081 kilogramë marijuanë dhe 14.1 milionë rrënjë kanabis”, tha Soylu në Twitter, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke përgëzuar forcat, Soylu tha se droga u sekuestrua në rrethin Liçe si pjesë e operacionit Yildirim-7 në rajon.

Autoritetet turke kanë konfiskuar dërgesat e narkotikëve në pronësi ose të operuara nga PKK që nga vitet 1980, ku vend ka sekuestruar mbi 40 ton marijuanë vetëm në vitin 2019.

Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme