Google ADS

Sekuestrohen Lego false me vlerë 30 milionë dollarë

19:01 | 27 Prill 2019
Arbresh.info

Policia kineze shkatërroi një rrjet të akuzuar për falsifikim të lojrave “Lego” që shiteshin në vend, si dhe sekuestroi lodra me një vlerë prej 30 milionë dollarëve, njoftuan autoritetet.

Të martën, policia hyri në ambientet e “Lepin” një fabrikë kineze lodrash që prodhon imitime të “Legove” në Shenzhen”, njoftoi sot policia e Shanghait.

“Në tetor, policia e Shanghait kishte zbuluar se formueset e paraqitura nga Lepin ngjasonin shumë me ato të Legove”, theksuan autoritetet në një komunikatë.

Lodrat ishin kopjuar duke imituar platformën e “Legove”, prodhoheshin në Shenzhen dhe më pas shiteshin në të gjithë vendin./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme