Kërkojani çdo danezi t’jua përshkruajë termin “hygge” dhe do të dëgjoni shumë përgjigje që i përshkruajnë përvojat komode dhe të kënaqshme.
Qoftë nëse është fjala për t’u futur nën çarçafë me çokollatë të nxehtë apo për të ngrënë ëmbëlsira, hygge është një prej fjalëve më të papërkthyeshme që i lartëson diferencat në vlerat kulturore, transmeton Telegrafi.
Muzikantja daneze Oh Land, i cili ka jetuar në SHBA, ka shpjeguar një prej atyre diferencave.
“Koha sociale në Amerikë është më shumë e lidhur me një plan, sikurse është shikimi i një ndeshje futbolli, festimi i diçkaje apo shkuarja në restorant”, ka thënë ajo.
Por, për të, hygge nënkupton thjesht të takoheni pa kufizim kohe. Ka të bëjë më shumë me të qenit të pranishëm me njerëzit që ju pëlqejnë.
Kjo mënyrë shoqërore e jetës, e cila mund të definohet si “komoditet”, ka fituar popullaritet anë e mbanë botës.
Danezët njihen si një prej popujve më të lumtur në botë, ndërkaq thonë se nuk ka formulë magjike për hygge, por thjesht këshillojnë që më shumë të përqendroheni në shpenzim kualitativ të kohës sesa në mënyrë si e shpenzoni apo ku e shpenzoni atë kohë.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?