BBC ka zbuluar detajet e një marrëveshjeje të fshehtë, që bëri që qindra luftëtarë të ISIS-it dhe familjet e tyre të largohen nga Raqqa, nën vëzhgimin e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania, si dhe nga forcat kurde që kontrollojnë qytetin.
Një autokolonë ka transportuar pjesëtarët më të njohur të ISIS-it bashkë me dhjetëra luftëtarë të huaj, disa prej të cilëve tani mund të jenë shpërndarë nëpër Siri apo edhe Turqi.
Marrëveshja për largimin e luftëtarëve të ISIS-it nga Raqqa, kryeqyteti “de facto” i kalifatit të vetëshpallur të tyre, u arrit nga zyrtarë lokalë. Ajo erdhi pas 4 muajsh luftime, që bënë që qyteti të shkatërrohej dhe thuajse të zbrazej nga njerëzit.
Marrëveshja do të kursente jetët dhe do t’u jepte fund luftimeve. Jetët e luftëtarëve arabë, kurdë dhe të tjerëve që kundërshtonin Shtetin Islamik, po ashtu do të kurseheshin. Por, ajo bëri të mundur që qindra luftëtarë të ISIS-it të largoheshin nga qyteti.
Në atë kohë, as koalicioni i udhëhequr nga SHBA dhe as luftëtarët kurdë nuk pranuan të ishin pjesë e saj. Por duket se pakti, që mund të konsiderohet si sekreti i ndyrë i Raqqasë, ka sjellë një rrezik për botën, duke lejuar militantët të përhapen edhe përtej Sirisë.
Përpjekjet për ta mbajtur atë të fshehtë kanë qenë të mëdha, por BBC ka folur me dhjetëra njerëz që ndodheshin në autokolonë, e kishin parë atë, apo edhe me njerëz që kanë negociuar marrëveshjen.
Forcat kurde spastruan fillimisht Raqqanë nga mediet. Largimi i Shtetit Islamik nga baza e tij nuk u bë televiziv. Publikisht, luftëtarët kurdë thanë se vetëm disa luftëtarë do të lejoheshin të largoheshin, të gjithë lokalë, por sipas dëshmive të dhëna BBC-së, kjo nuk ishte e vërtetë.
Ky – sipas BBC, -nuk ishte një evakuim, por eksodi i të ashtuquajturit Shteti Islamik. Ishte thënë se asnjë luftëtar i huaj nuk do të lejohej të dilte nga Raqqa i gjallë, por edhe ata ishin ngjitur në kamionë. Pas investigimit të BBC-së, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara pranon tani se ka luajtur një rol në marrëveshje.
Rreth 250 luftëtarë të ISIS-it u lejuan të largoheshin nga Raqqaja. Një zëdhënës i koalicionit perëndimor kundër Shtetit Islamik thotë se ata donin që askush të mos dilte nga Raqqa, por në përfundim ishin udhëheqësit lokalë në terren, ata që thanë fjalën e fundit. Ishin ata që luftonin e vdisnin dhe ata duhet të merrnin vendimet.
Edhe pse një zyrtar perëndimor ka qenë i pranishëm në negociata, ai nuk ka pasur rol aktiv në diskutime. Lufta kundër ISIS-it kishte një qëllim të dyfishtë: së pari të shkatërrojë të ashtuquajturin kalifat duke rimarrë territoret, e së dyti të parandalonte sulmet terroriste në botë, përtej Sirisë dhe Irakut.
Raqqa ishte efektivisht kryeqyteti i ISIS-it, por ishte edhe një lloj kafazi, brenda të cilit luftëtarët ishin të bllokuar. Marrëveshja për të shpëtuar Raqqanë mund edhe të ketë pasur vlerë. Por, ajo edhe ka bërë që militantët të përhapen nëpër Siri e më tej, e shumë prej tyre nuk i kanë mbyllur llogaritë me luftën ende.
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...